Shqipëria pret Kosovën sot në Shkodër

Basketboll

Shqipëria pret Kosovën sot në Shkodër

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:50
Shqipëria

Raundi i parë i parakualifikueseve për “EuroBasket 2029” ka rezervuar përballjen interesante ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që janë pjesë e Grupi C, së bashku me Sllovakinë.

Shqipëria bëri daljen e saj të parë në këtë fushatë eliminatoresh, teksa luajti të enjten në Sllovaki, ku u mund me rezultatin 73-63.

Për kuqezinjtë nuk do të ketë vend për shumë pushim, pasi sot në orën 18:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër do të përballen me Kosovën.

Dardanët do bëjnë debutimin në parakualifikuese, ndërsa futen si favoritë në këtë përballje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat