Klubi i basketbollit Sigal Prishtina po ballafaqohet me lëndime të lojtarëve.
Basketbollistët Daniel Lekndreaj e Valmir Kakruki kanë pasuar lëndime.
Klubi me renome informon se sa do të mungojnë këta basketbollistë.
“Lajme të këqija nga parakualifikimet e kombëtareve për Eurobasket 2029.
Kapiteni Daniel Lekndreaj me kombëtaren Shqiptar ka pësuar qarje të ligamentit ACL.
Do të operohet dhe pritet të mungojë 3–4 muaj.
Valmiri Kakruki me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka marrë një goditje në ndeshjen ndaj Irlandës dhe do të mungojë rreth 1 muaj.
Urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë për të dy”, njofton KB Sigal Prishtina.