Rahoveci 029 kockë e fortë për Bashkimin

Basketboll

Rahoveci 029 kockë e fortë për Bashkimin

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 19:36
Rahoveci 029

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe në basketboll, duke fituar ndaj liderit Bashkimit me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18).

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, duke fituar çerekun e parë 19:17 dhe atë të dytë 21:17, për të shkuar në pushim me shifrat 40:34.

Perioda e tretë i takoi tërësisht mysafirëve që ishin më të mirë 11:20, por në periudhën e fundit dhe atë vendimtare, ‘Vreshtarët’ bën përmbysjen për të fituar 26:18.

Më i miri te vendasit ishte basketbollisti Kentrell Pullian me 26 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Kyan Anderson me 28 pikë e gjashtë asistime.

‘Vreshtarët’ kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa për Portokallezinjtë ishte humbja e dytë radhazi pas shtatë fitoreve radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat