Bashkimi me telashe, i lëndohet kapiteni

Basketboll

Bashkimi me telashe, i lëndohet kapiteni

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 12:14
Valon Bunjaku

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka njoftuar për lëndimin e kapitenit Valon Bunjaku.

Bunjaku u lëndua në përballje me Trepçën e Mitrovicës, në kuadër të javës së 10-të.

Kapiteni pritet të mungojë për rreth një muaj, që do të jetë hendikep i madh për klubin nga Prizreni.

“Kapiteni ynë, Valon Bunjaku, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Trepçës. Bazuar në vlerësimet e raportit mjekësor, ai pritet të mungojë rreth 4 javë.

Gjithashtu edhe Jeremiah Bailey pritet të mungojë për periudhë të njejtë, ndërsa situata me Cousins duket me pozitive dhe kthimi në parket do të jetë më i shpejtë.

Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë Valon Bunjaku , Isaiah Cousins , Jeremiah Bailey dhe Besimi Bytyqi një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet ekipin tonë në 3 ndeshjet e fundit. Megjithatë, sfida të tilla na forcojnë edhe më shumë.

Ambicjet tona mbesin të njëjta dhe besimi ynë në punën që bëjmë është i palëkundur dhe ditëve në vijim pritet nënshkrimi lojtarëve të rinjë për të plotësuar këto mungesa.

Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me shpirt ekipi dhe me mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.

Kjo është vetëm një pengesë e përkohshme — ne do të kthehemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.

Faleminderit për përkrahjen”, thuhet në njoftimin ne KB Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat