Fitore me spektakël

Basketboll

Fitore me spektakël

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 13:21
Pamje nga ndeshja

Valencia vijon me fitoret spektakolare e kësaj here ndaj Anadolu Efes me rezultatin 94-82.

Spanjollët janë “Hirushja” e ketij sezoni në Euroligë dhe këtë po e vërtetojnë javë pas jave. Përballë kishin Efes që jo vetëm pa liderin e tyre të dëmtuar Shane Larkin, por edhe pa trajner teksa Igor Kokoskov është larguar prej dy javësh.

Megjithatë, skuadra turke luajti mirë në pjesën e parë duke marrë dhe për një moment avantazhin. Në tërësi, Valencia ishte më e saktë në gjuajte dhe në luftën në tabelë. Kjo bëri që perioda e parë të përfundonte 22-20 për ta dhe perioda e dytë si dhe pjesa e parë, 45-39.

Trajneri i përkohshëm Rado Trifunovic do deklaronte në pushim se topat që Valencia po zotëron në tabelë po na ndëshkojnë shumë. Në fakt, në periodën e tretë sërish këto ishin elementët që e ndihmuan skuadrën portokollai të shkëputej falë tabelës dhe trepikëshave duke e mbyllur 71-59.

Më tej në periodën e katërt, Valencia shkëputet deri në 15 pikë dhe këtu Trifunovic kupton që nuk ka më shanse dhe nis të zëvendësojë titullarët duke nisur që nga shqiptari Erxhan Osmani. Mbyllet me 12 pikë diferencë në favor të Valencias që arrin të ngjitet në vend të dytë në renditje.

Ndërsa Efes thellon krizën duke zbritur deri në vend të parafundit ose të 19-të duke lënë pas vetes vetëm Lionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat