Golden Eagle Ylli sfidon Trepçën

Basketboll

Golden Eagle Ylli sfidon Trepçën

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 12:37
Ndeshjet

Superliga e basketbollit në Kosovë është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, ku fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë.

Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

Bora-Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat