Trepça frenon Borën

Basketboll

Trepça frenon Borën

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 21:13
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka fituar sfidën e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës ndaj Borës, me rezultat 72:90 (21:16, 15:23, 11:38, 25:13), që u zhvillua në Mitrovicë. 

Me këtë fitore, kampionët dalin në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, derisa kjo ishte humbja e parë për prishtinasit pas katër fitoreve radhazi, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Përballja në “Minatori” ka qenë mjaft interesant, ku fituesi u vendos në periudhën e tretë, që i takoi ‘Xehetarëve’ 11:38, duke vendosur fituesin.

Basketbollisti Shaquan Jules kishte 25 pikë e 11 pikë te Bora, derisa te mitrovicasit, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë, ndërsa Mikaile Tmusiq 14 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat