Golden Eagle Ylli kockë e fortë për Borën

Basketboll

Golden Eagle Ylli kockë e fortë për Borën

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 21:54
Gëzim Morina

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Borës në udhëtim me rezultat 71:86 (14:21, 10:21, 25:25, 22:19), në javën e 13-të të ProCredit Superligës. 

Therandasit e bënë dallimin në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 14:21, derisa edhe më të mirë ishin në periudhën e dytë, 10:21, për të shkuar në pushim me shifrat 24:42.

Në pjesën e dytë, prishtinasit tentuan rikthimin, por mysafirët menaxhuan mirë lojën dhe fituan me 15 pikë dallim, 71:86.

Tyler Cheese shënoi 13 pikë për vendasit, ndërsa te mysafirët Trevon Allen shënoi 20 pikë, kurse Gëzim Morina kishte 17 pikë e shtatë kërcime.

Bora ka pesë fitore e tetë humbje, derisa Golden Eagle Ylli numëron katër fitore e tetë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat