Shoshaj rikthehet te Peja

Basketboll

Shoshaj rikthehet te Peja

Nga: K.G. Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 17:40
Basketbollisti Fatlind Shoshaj

Basketbollisti Fatlind Shoshaj i bashkohet Go+Pejës.

Pejanët përforcohen për pjesën e dytë të kampionatit.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e Fatlind Shoshaj, i cili rikthehet te GO+ Peja pas vitit 2023 - ku ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampion.

Shoshaj i bashkohet ekipit tonë për pjesën e dytë të sezonit, pjesën vendimtare ku luftohet për trofe”, njofton KB Peja.

Verdhezinjtë renditen në vend të tretë me 21 pikë të mbledhura pas javës së 13-të në elitën e basketbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat