Oklahoma mposht Golden Staten

Basketboll

Oklahoma mposht Golden Staten

Më: 3 janar 2026 Në ora: 11:38
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Oklahoma mbetet më e mira edhe këtë sezon. Thunder fituan sot 131-94 në fushën e Golden State, duke u bërë skuadra e parë që arrin 30 fitore këtë sezon. Alexander Shai me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 122-121 Charlotte, ndeshje ku për vendasit u dalluan Antetokoumnpo me 30 pikë e Rollings me 29 pikë.

Fitoren edhe Chicago, 121-114 ndaj Orlando, ku lojtarët e stolit realizuan 57 pikë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 128-121 Memphis, me dyshen Doncic-LeBron që së bashku realizuan 65 pikë. Skuadra e Cleveland, falë 33 pikëve të Donovan  Mitchell mundi 113-108 Denver, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Murray për miqtë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – San Antonio, 113-123

Washington – Brooklyn, 119-99

Cleveland – Denver, 113-108

New York – Atlanta, 99-111

Chicago – Orlando, 121-114

Milwaukee – Charlotte, 122-121

New Orleans – Portland, 109-122

Phoenix – Sacramento, 129-102

Golden State – Oklahoma, 94-131

Lakers – Memphis, 128-121

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat