Një amerikan të prizrenasit

Basketboll

Një amerikan të prizrenasit

Nga: K.G. Më: 8 janar 2026 Në ora: 15:18
Zyan Collins

Ekipi i Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, Proton Cable Prizreni, përforcohet me amerikanin Zyan Collins.

Prizrenasit pikësynim e kanë rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.

 “Zyan Collins i bashkohet Proton Cable Prizreni!

Me kënaqësi të madhe prezantojmë përforcimin e ri të ekipit tonë, Zyan Collins, një lojtar amerikan me eksperiencë dhe nivel ndërkombëtar.

Zyan është një lojtar dinamik me lartësi 193 cm, i njohur për aftësitë e tij në pikë, asistime... 

Gjatë karrierës së tij në nivel ndërkombëtar dhe universitare, ai ka treguar se mund të ndikojë në lojë në shumë drejtime dhe të sjellë eksperiencë të vlefshme në parket”, - njofton klubi prizrenas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat