Klubi i basketbollit Peja ka mbetur pa kryetrajner.
Pejanët ndajnë rrugët me trajnerin Greg Gibson.
“GO+ Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson.
E falënderojmë trajnerin Gibson për kontributin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, njofton klubi verdhezi.
Pas javës së 15-të në elitën e basketbollit të Kosovës, GO+ Peja renditet në pozitën e tretë me 23 pikë, katër më pak se lideri Trepça.