Incident pas incidenti 

Basketboll

Incident pas incidenti 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 janar 2026 Në ora: 18:05
Pamje nga ndeshja

Incident pas incidenti. Prizren, Gjakovë, e tash as Prishtina nuk kaloi pa tensione.

Basketbolli i Kosovës po përballet me një valë dhune.

Në Prizren, basketbollisti Dardan Berisha u godit në kokë me shkrepëse. Në Gjakovë, Bledar Gjeqaj – ndihmëstrajner i KB Bashkimit, u godit me shishe plastike. Lëndime në kokë. 

Mjaft më me mesazhe sensibilizuese. Nuk është më koha për statuse e deklarata formale, por për veprime të ashpra dhe parandaluese. Dhuna nuk ndalet me fjalë, ndalet vetëm me dënime tw rwnda.

KB Vëllaznimi, para ndeshjes me Trepçën dërgon një mesazh:

“Kulturë – Po.

Mikpritje – Po”.

Ky është standardi që duhet ndjekur. Por fatkeqësisht, vetëm mesazhet nuk mjaftojnë.

Dënimet aktuale, disa mijëra euro gjobë apo tre ndeshje pa shikues nga pjesa e ballkonit, e kanë humbur efektin. Përkundrazi, po e inkurajojnë dhunën.

Zgjidhja është e qartë: 8–12 ndeshje jashtë fushe për klubin ku ndodh incidenti

Të paktën 100 kilometra larg shtëpisë

Identifikim dhe ndjekje penale për huliganët

Burgim për dhunë fizike në ambiente sportive

Palestrat nuk janë arena dhune. Janë vende sporti, edukimi dhe familjeje.

Pas Prizrenit, Gjakova.

Pastaj Prishtina. Kush është radha e radhës? A duhet të presim tragjedi për të reaguar?

Dhuna duhet të ndalet tani.

Nuk ka më vend për mesazhe. Vetëm për veprim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat