Fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:88 ka kaluar në gjysmëfinale.
Trepça përmbysi humbjen e pësuar në ndeshjen e parë me rezultat 99:102.
Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës.
Mitrovicasit janë ndër favoritët për të fituar Kupën e Kosovës.