Ylli fiton në Fier

Basketboll

Ylli fiton në Fier

Më: 28 janar 2026 Në ora: 21:04
Golden Eagle Ylli

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Apolonisë në Fier me shifrat 61:72 (13:20, 7:18, 23:16, 18:18).

Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Te vendasit më i miri ishte Jaylen Bates me 21 pikë e dhjetë kërcime, derisa te mysafirët më i miri ishte Scott Bamforth me 28 pikë.

Tani të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, në kuadër të Grupit B, të Ligës Unike të meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat