Fitore e shkodranëve në Pejë

Basketboll

Fitore e shkodranëve në Pejë

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 20:26
Klubi i basketbollit Vllaznia

Klubi i basketbollit Vllaznia nga Shkodra fitoi ndaj GO+ Pejës me dhjetë pikë dallim, 71:81, në një takim ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund. 

Shkodranët shënuan fitore të merituar në kuadër të javës së tretë të Ligës Unike.

Cesare Edwards kishte 12 pikë e 12 kërcime për vendasit, kurse te mysafirët u dallua Justin Thomas me 28 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Tani të dy skuadrat kanë një fitore e një humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat