Bashkimi vazhdon me fitore

Basketboll

Bashkimi vazhdon me fitore

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme në “Procredit Superliga”.

Ata mposhtën Golden Eagle Yllin, me rezultat 63-68 në derbin që u zhvillua në sallën “13 qershori” në Suharekë.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Shannon Shorter, i cili shënoi plot 16 pikë, me 9 rebounde dhe 6 asistime.

Fitorja e sotme e mban Bashkimin në vend të dytë me 32 pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli me 27 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat