Flamurtari i pandalshëm

Basketboll

Flamurtari i pandalshëm

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 11:37
Pamje nga ndeshja

Flamurtari në basketboll për femra fitoi 76-46 ndaj Vllaznisë në basketboll për femra, duke u shkëputur në 6 pikë renditjen e Superligës pas ndeshjeve të javës së 13-të.

Në takimin e luajtur në Vlorë, skuadra vendase e komandoi ndeshjen dhe meritoi fitoren. Brisker dhe Gedeon realizuan nga 20 pikë secila për Flamurtarin.

Në “Fahrie Hoti“, skuadra e Tiranës mposhti 75-66 Studentin në derbin kryeqytetas.

Një ndeshje me rivalitet vetëm në periodën e parë, pasi me tej bardheblutë u shkëputën dhe administruan avantazhin. Baughman me 17 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 20 pikët e Pëllumbi për Studentin mbetën për statistikë.

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Flamurtari – Vllaznia, 76-46

Tirana – Studenti, 75-66

Partizani (pushim)

Renditja: Flamurtari 24 pikë, Tirana 18 pikë, Partizani 17 pikë, Studenti 13 pikë, Vllaznia 12 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat