Oklahoma fitoi 119-110 në fushën e Lakers dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes në NBA.
Kolektiviteti i ekipit kampion bëri diferencën në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (nuk luajti Doncic për Lakers).
Fitore në sekondat e fundit për Golden State, që mposhti 114-113 Memphis.
Për Warriors u dallua Pat Spencer me 17 pikë. Edhe Cleveland triumfon në fund, duke mundur 119-117 Denver (Donovan Mitchell 32 pikë).
Detroit komandon renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 110-104 në fushën e Charlotte. Për miqtë shkëlqeu Cade Cuninngham me 33 pikë. Zhgënjen Milwaukee, që u mund 118-99 nga Orlando dhe është jashtë zonës play in.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Detroit, 104-110
Brooklyn – Chicago, 123-115
Miami – Utah Jazz, 111-115
Orlando – Milwaukee, 118-99
Minnesota – Atlanta, 138-116
New Orleans – Sacramento, 120-94
Denver – Cleveland, 117-119
Golden State – Memphis, 114-113
Lakers – Oklahoma, 110-119
Portland – Chicago, 135-118