Fitorja e gjashtë radhazi për San Antonio që gjithnjë e më shumë po bëhet pretendent për titull këtë sezon në NBA. Spurs fituan 126-113 në fushën e Golden State. Fox me 27 pikë e Wembanyama me 26 pikë u dalluan për miqtë.
Në Konferencën e Lindjes vijon të udhëheqë ekipi i Detroit, që sot fitoi 113-95 në Toronto. Cuninngham me 28 pikë ishte më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që mundi 116-108 Orlando (Cam Thomas 34 pikë).
Oklahoma vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, që sot fitoi 136-1098 ndaj Phoenix (Williams 28 pikë).
Fiton edhe Miami, 123-111 ndaj New Orleans (Adebayo 27 pikë), ndërsa Boston triumfoi 124-105 ndaj Chicago (Prichard 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Atlanta, 110-107
Cleveland – Washington, 138-113
Orlando – Milwaukee, 108-116
Boston – Chicago, 124-105
Brooklyn – Indiana, 110-115
Philadelphia – New York, 89-138
Toronto – Detroit, 95-113
Houston – Clippers, 102-105
Minnesota – Portland, 133-109
New Orleans – Miami, 111-123
Denver – Memphis, 122-116
Phoenix – Oklahoma, 109-136
Utah Jazz – Sacramento, 121-93
Golden State – San Antonio, 113-126