Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 75:69, në javën e 21-të të elitës së basketbollit të Kosovës.
Më efikasi te Rahoveci ishte Kentrell Pullian me 29 pikë, ndërsa te skuadra nga Theranda u dallua Scott Bamforth me 28 pikë.
Rahoveci mbetet i fundit me 28 pikë, një më pak se Vëllaznimi i vendit të gjashtë.
Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e pestë me 29 pikë.