​Basketbollistja Astera Tuhina nderohet në SHBA

Basketboll

​Basketbollistja Astera Tuhina nderohet në SHBA

Më: 2 mars 2026 Në ora: 13:37
​Basketbollistja Astera Tuhina

Astera Tuhina ka përmbyllur një kapitull tejet të rëndësishëm në karrierën e saj në basketbollin universitar amerikan, duke u nderuar në ceremoninë emocionale të "Senior Day" nga skuadra e Oregon Ducks.

Gjatë ndeshjes së fundit të sezonit të rregullt kundër Washington Huskies, reprezentuesja e Kosovës la sërish gjurmë në parket duke shënuar një treshe të rëndësishme, ndonëse sfida përfundoi me një humbje të ngushtë 70-69.

Ky nderim vjen si mirënjohje për kontributin e saj në njërën prej konferencave më të forta të NCAA-së, ku Tuhina ka përfaqësuar me dinjitet jo vetëm ngjyrat e universitetit të saj, por edhe basketbollin e Kosovës në arenën më prestigjioze ndërkombëtare.

Karriera e Tuhinës deri më tani ka qenë e mbushur me suksese, duke filluar nga performancat me grupmoshat e reja e deri te përzgjedhja në "Top 5" lojtaret më të mira në Kampionatin Evropian FIBA 2022 për Shtetet e Vogla.

Si pjesë e pandashme e Kosovës A, ajo vazhdon të konsiderohet si një lojtare me të ardhme të ndritur dhe një ambasadore shembullore që dëshmon rritjen e cilësisë së basketbollit kosovar në skenën botërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat