Tirana mposht Kamzën

Basketboll

Tirana mposht Kamzën

Më: 28 mars 2026 Në ora: 20:33
Tirana

Është luajtur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ndeshja e kampionatit kombëtar Tirana-Kamza në basketboll për meshkuj.

Bardheblutë kanë dominuar ndeshjen, të cilën e kanë fituar me rezultatin 105-90.

Tirana kryeson periodën e parë me rezultatin 31-26, ndërsa perioda e dytë mbyllet në ekuilibër 26-26.

Vendasit luajnë më mirë edhe në pjesën e dytë të cilën e fitojnë me rezultatin 48-38. Tirana fiton gjithë takimin me rezultatin 105-90.

Pas këtij suksesi bardheblutë ngjiten në vendin e dytë në renditje me 37 pikë, ndërsa Kamza mbetet në vendin e 5-të me 33 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat