Besëlidhja e pamposhtur në Superligë

Basketboll

Besëlidhja e pamposhtur në Superligë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Besëlidhja vazhdon të komandojë renditjen e Superligës edhe pas ndeshjeve të javës së 21-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt.

Skuadra lezhjane mundi thellë 129-66 Flamurtarin e vendit të fundit, një përballje mes dy ekipesh që ndodhen në kahet e kundërta të renditjes. Dean me 23 pikë e Grazhdani me 22 pikë u dalluan për Besëlidhjen.

Pa probleme fiton edhe Tirana e vendit të dytë, që mundi 139-89 Elbasanin, ndeshje ku për bardheblutë u dallua Massie me 24 pikë (8 lojtarë të Tiranës realizuan mbi 10 pikë).

Jashtë fushe fiton Vllaznia, që mundi 98-88 Kamza Basket, duke qëndruar në vendin e tretë. Për miqtë,shënuesi më i mirë ishte Shestani me 21 pikë.

Pas shumë muajsh rikthehet te fitorja skuadra e Partizanit, që mundi 89-82 Pogradecin jashtë fushe (Xhullima 23 pikë për kryeqytetasit). Apolonia fitoi 87-60 derbin me Fieri Basket, ndeshje ku diferencën e bëri Ademokoya me 22 pikë. Skënderbeu arrin një fitore të madhe ndaj Teutës me shifrat 101-98 (Wakefild-Brown realizuan 61 pikë së bashku).

Superliga-Meshkuj, java e 21-të

Kamza Basket – Vllaznia, 88-98

Pogradeci – Partizani, 82-89

Besëlidhja – Flamurtari, 129-66

Skënderbeu – Teuta, 101-98

Tirana – Elbasani, 139-89

Apolonia – Fieri Basket, 87-60

Renditja: Besëlidhja 40 pikë, Tirana 37 pikë Vllaznia 37 pikë, Apolonia 36 pikë, Teuta 34 pikë, Kamza Basket 32 pikë, Skënderbeu 32 pikë, Elbasani 27 pikë, Fieri Basket 26 pikë, Pogradeci 24 pikë, Partizani 24 pikë, Flamurtari 23 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat