Fillon edicioni i shtatë

Basketboll

Fillon edicioni i shtatë

Më: 7 prill 2026 Në ora: 12:02
Pamje

Ka nisur edicioni i shtatë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv – ASMC 7, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Nga Federata e Basketbollit të Kosovës në këtë program po marrin pjesë:

Vlora Braha – Zyrtare për Integritet

Sumeja Osmani – Asistente e Projekteve

Moduli i parë u fokusua në menaxhimin e organizatave sportive, me ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë që ndajnë përvojën më të mirë në zhvillimin e sportit.

FBK vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të stafit, duke ndërtuar bazën për një të ardhme më të fortë të basketbollit në Kosovë.

Më herët në këtë Kurs, kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm& Drejtor i e kombëtares Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive, si dhe Eldina Asimi, e cila ka punuar në FBK si Zyrtare për Media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat