Basketbollisti Deondre Burns është larguar nga klubi i Sigal Prishtina.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi bardhekaltër.
“Klubi ynë dhe lojtari Deondre Burns e kanë vendosur, me marrëveshje të përbashkët, të ndajnë rrugët.
Falënderojmë Burns për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë angazhimit të tij me fanellën bardhekaltër dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar KB Sigal Prishtina.