Flamurtari bën detyrën ndaj Studentit

Basketboll

Flamurtari bën detyrën ndaj Studentit

Më: 11 prill 2026 Në ora: 19:23
Pamje nga ndeshja

Flamurtari fitoi sot 72-42 ndaj Studentit në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për femra, duke siguruar kështu kualifikimin për në finalet play off.

Në ndeshjen e luajtur në Vlorë, skuadra vendase dominoi në parket, duke e merituar fitoren. Pas një periode të parë të ekuilibruar (16-13), Flamurtari “zgjohet“ në të dytën dhe nis shkëputjen (35-20).

Më pas, në gjysmën e dytë të takimit, loja është një formalitet, pasi Flamurtari shkëputet edhe më shumë, ndërsa Studenti është i dorëzuar dhe thjesht kryen një formalitet.

Rreshpja me 16 pikë e Fair me 14 pikë janë dy shënueset më të mira për vlonjatet, që fiton 2-0 me ndeshje përballjen me Studentin. Të dielën do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Partizanit dhe Tiranës.

Play off-Femra, gjysmëfinale

Nd.1, Flamurtari – Studenti, 81-51

Nd.1, Tirana – Partizani, 73-62 (1-0)

Nd.2, Studenti – Flamurtari, 42-72 (2-0)

Nd.2, Partizani – Tirana, 12 prill

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat