Gjithçka vendoset në Therandë

Basketboll

Gjithçka vendoset në Therandë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 17:39
Topi

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen në çerekfinalen e tretë të “Play-off”-it që do të jetë vendimtare se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Takimin e parë e fituan therandasit 93:82, kurse atë të dytë pejanët 99:81.

Të ndeshjet ishin shumë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme sportive.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me kampionin aktual, Trepçën.

Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi – Bora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat