Adelina Çipa: Gëzimi i gjithë qytetit tonë

Basketboll

Adelina Çipa: Gëzimi i gjithë qytetit tonë

Nga: K.G. Më: 23 prill 2026 Në ora: 20:02
Adelina Çipa

Adelina Çipa, ish - basketbolliste e mirënjohur, është krenare me vashat e Bashkimit të Prizrenit, për titullin e kampionit. 

Kurora e trefishtë për klubin me renome prizrenase është edhe një fryt i punës së madhe që u bë dhe e bën krenare edhe më shumë Adelina Çipën.

Bashkim i mbrëmë fitoi për të katërtën herë radhazi titullin e kamponit të Kosovës.

“Pas një sezoni fantastik mbrëmë erdhi tripleta. Pas kupës së Kosovës, Ligës Unike KBF Bashkimi 1965 arriti që për herë të 4-të radhazi ta fitojë trofeun e Superligës së femrave.

Si ish basketbolliste e këtij klubi me traditë tanimë 61 vjeçare nga zemra i urojë të gjitha basketbollistet pa dallim për këtë sukses madhështorë. 

Urime trajnerit dhe ekipit profesionist dhe të gjithëve për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

‘Arpagjikt’ në ndeshjen e 6-të në Prizren ishin të mrekullueshëm. 

Prandaj, vajzave edhe njëherë faleminderit që ia dhuruat gjithë qytetit tripletën këtë vit.

Sukseset qofshin me ju e gëzimi i gjithë qytetit tonë.

Përshëndetje Basketbollistike”, ka shkruar Adelina Çipa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat