Drilon Hajrizi, MVP i publikut!

Basketboll

Drilon Hajrizi, MVP i publikut!

Nga: K. G. Më: 24 prill 2026 Në ora: 15:06
Basketbollisti Drilon Hajrizi

Trepça ka bërë hapin e madh drejt finales me fitoren në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në basketbolli. 

Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte figura qendrore e mitrovicasve në fitoren me rezultat 86:78.

Në fakt, Hajrizi u zgjodh edhe basketbollisti më i mirë i ndeshjes.

“Drilon Hajrizi, MVP i publikut!

Me efikasitet dhe shënime në çaste vendimtare ai ndihmoi Trepçën të fitojë ndeshjen e parë ndaj Pejës.

Hajrizi shënoi 17 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa qëlloi 3 nga 4 tentimet për tri pikë”, thuhet nga FBK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat