Trepça e Bashkimi në presion të rivalëve 

Basketboll

Trepça e Bashkimi në presion të rivalëve 

Nga: K. G. Më: 24 prill 2026 Në ora: 15:14
Pamje nga ndeshja

Trepça e Mitrovicës dhe Bashkimi i Prizrenit, janë në epërsi me fitore me rezultat 1:0 ndaj Pejës përkatësisht Borës.

Ndeshje e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit  të Kosovës do të luhen nesër dhe pasnesër.
Nesër në orën 19.30 në Prishtinë, Bora e pret Bashkimin.

Të dielën në orën 19.30, Peja ndeshet me Trepçën.

“Gjysmëfinalet vazhdojnë!

Bora dhe Peja kërkojnë të rikthejnë baraspeshën, ndërsa Bashkimi dhe Trepça synojnë një tjetër hap drejt finales.

Kush del më i buzëqeshur nga ky vikend?”, thuhet nga FBK..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat