Bora e ftohtë në momentet vendimtare, mposht bindshëm Bashkimin

Basketboll

Bora e ftohtë në momentet vendimtare, mposht bindshëm Bashkimin

Më: 25 prill 2026 Në ora: 22:34
Bora

Me një gjuajtje të lirë vendimtare të Jordan Dingle, vetëm 8 sekonda para fundit, Borës i mjaftoi për të mposhtur Bashkimin 76-75 në një tjetër duel super dramatik në gjysmëfinalet e play-off-it në Superligën e basketbollit.

Seria gjysmëfinale tani barazohet 1-1, duke lënë garën për finale plotësisht të hapur dhe emocionuese.

Tyler Cheese udhëhoqi Borën me 19 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërsa Amin Hot dhe Alex Hunter shtuan nga 18 pikë.

Te Bashkimi u dallua sërish Shannon Shorter me 19 pikë.

Seria tani zhvendoset në Prizren për një tjetër spektakël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat