Ashtu si di Trepça

Basketboll

Ashtu si di Trepça

Më: 10 maj 2026 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Trepça mposhti Bashkimin me rezultat 94:79 në një atmosferë spektakolare në “Minatori” të Mitrovicës, duke e nisur me fitore serinë finale dhe duke marrë epërsinë 1:0 në finalet e Play-off-it. 

Te Trepça u dalluan Mustapha Amzil me 21 pikë e 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e 6 kërcime.

Ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shannon Shorter me 27 pikë. 

Trepça tani ka epërsinë edhe psikologjike më këtë fitore në finalen e parë të Kampionatit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat