San Antonio në finalet e Konferencës së Perëndimit

Basketboll

San Antonio në finalet e Konferencës së Perëndimit

Më: 16 maj 2026 Në ora: 11:11
Pamje nga ndeshja

San Antonio është ekipi i dytë finalist në Konferencën e Perëndimit, ku do të sfidojë kampionët në fuqi të Oklahoma për titullin në këtë kah të NBA-së.

Në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale, Spurs fituan 139-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-2 serinë. Fitore e merituar për San Antonio, ku 6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Castle me 32 pikë më i miri).

Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshje pas fitores së sotme të Detroit, 115-94, në fushën e Cleveland. Ky i fundit nuk përfitoi nga faktori fushë për të kapur finalet.

Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Pistons, që e merituan fitoren.

Vendimntar stoli i skuadrës së Detroit, nga ku erdhën 48 pikë (Cunningham me 21 pikë më i miri), ndërsa 23 pikët e Harden për Cleveland mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, 115-94 (3-3)

(2-3), Neë York – Philadelphia, (4-2)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers,  (4-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, 139-109 (4-2)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat