Prishtina sërish në qendër të vëmendjes evropiane të basketbollit 3x3!
Më 13–14 qershor 2026, FIBA 3x3 ECQ Prishtina 2026 rikthen në kryeqytet një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës sportive, duke sjellë ekipe nga e gjithë Evropa në garën për kualifikim në nivelin më të lartë.
Nën organizimin e FIBA dhe Federatës të Basketbollit të Kosovës, Prishtina bëhet skena evropiane e energjisë, ritmit të shpejtë dhe pasionit të pastër të 3x3 basketbollit.
Dy ditë sport, emocione dhe atmosferë unike — vetëm në Prishtinë..