Amber Constance Melgoza shpallet MVP në Pejë

Basketboll

Amber Constance Melgoza shpallet MVP në Pejë

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 23:11
Amber Constance Melgoza

Basketbollistja e Maltës, Amber Constance Melgoza, është shpallur Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, pas paraqitjeve të shkëlqyera që udhëhoqën kombëtaren e saj drejt titullit të kampiones.

Melgoza ishte liderja e padiskutueshme e Maltës gjatë gjithë turneut të zhvilluar në Pejë, duke spikatur me kontributin e saj në sulm dhe mbrojtje, si dhe me aftësinë për të marrë përgjegjësi në momentet vendimtare të ndeshjeve.

Çmimi iu nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Përveç çmimit MVP, Melgoza u përfshi edhe në Pesëshen Më të Mirë (All-Star Five) të kampionatit, duke kurorëzuar një turne të jashtëzakonshëm në aspektin individual.

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Europe, duke sjellë në Pejë gjashtë përfaqësuese evropiane dhe basketboll cilësor gjatë gjashtë ditëve të garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat