Amerikani rikthehet në Kaunas, edhe pse prej gati dy vitesh nuk ka luajtur basketboll.
Në botën ku biznesi shpesh vihet në plan të parë, sot u dëshmua se njerëzia ende ekziston.
Kështu shkroi Sylvain Francisco pasi ish-klubi i tij, Zhalgiris Kaunas, njoftoi se Keenan Evans është sërish lojtari i tyre.
Veprimi i gjigantit lituan u përshëndet edhe nga Wade Baldwin, i cili theksoi se e respekton shumë këtë vendim të Zhalgirisit.
Pse ky veprim konsiderohet kaq i veçantë?
Evans praktikisht nuk ka luajtur basketboll që nga fundi i vitit 2024 për shkak të lëndimeve.
Gjatë periudhës së tij të parë te Zhalgirisi, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju.
Më pas, Olympiacosi i dha një mundësi të re. Amerikani u rikuperua, por në ndeshjen e parë pas rikthimit pësoi këputje të tendinit të Akilit, lëndim që e la jashtë parketit gjatë gjithë sezonit.
Sot, Evans nënshkroi një kontratë 1+1-vjeçare me klubin nga Kaunasi. Megjithatë, sezonin e ardhshëm ai nuk do të luajë për Zhalgirisin, pasi klubi e transferoi menjëherë në formë huazimi te London Lions.
Sipas gazetarit spanjoll Chema de Lucas, i njohur për informacionet e sakta në basketbollin evropian, Zhalgirisi ka ruajtur të drejtën që ta rikthejë Evansin në çdo moment gjatë sezonit të ardhshëm.