Ismajli te Vëllaznimi

Basketboll

Ismajli te Vëllaznimi

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2026 Në ora: 19:28
Basketbollisti Meriton Ismajli

Basketbollisti Meriton Ismajli ka arritur marrëveshjen me Vëllaznimin e Gjakovës. 

Lajmi bëhet i ditur nga KB Vëllaznimi. 

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Meriton Ismajlit, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.

Me përvojë të konsiderueshme në elitën e basketbollit të Kosovës, Ismajli ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Pejës dhe Bashkimit së fundmi.

Lojtari prej vitesh është edhe pjesë e rregullt e Kosovës A.

Tashmë, rrugëtimi vazhdon në Gjakovë, së bashku për kapituj të ri”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat