Partizani në basketboll për femra po përgatitet fort për sezonin e ri 2026-2027.
Të kuqtë e trajneres Eliverta Bujari, përveç pjesëmarrjes në kampionat e Ligën Unike do të luajnë edhe në Ligën e Adriatikut.
Për këtë arsye, Partizani po bën një merkato të fuqishme, duke sjellë 3 basketbolliste të huaja. Bëhet fjalë për kanadezen Jose-Ann Johnson, bullgaren Iva Georgieva dhe Andjela Gligic nga Bosnje-Herzegovina.
Por, nga skuadra e kuqe janë larguar 3 lojtare, të trija në drejtim të Tiranës: bëhet fjalë për Ornela Lalaj, Anja Kasa dhe Ketjona Fekollari. Më herët kanë rinovuar me bardheblutë edhe Enisa Qosja e Izabel Kacorri.
Nuk ka mbetur në heshtje edhe skuadra kampione e Flamurtarit, që ka konfirmuar afrimin e basketbollistes amerikane Emilia Long. Ndërkohë që përforcime të tjera priten në vijim si për vlonjatet ashtu dhe ekipet e tjera të Superligës.
Flamurtari
Emilia Long (USA)
Partizani
Jose-Ann Johnson (Kanada)
Iva Georgieva (Bullgaria)
Andjela Gligic (Bosnjë-Herzegovinë)
Tirana
Ornela Lalaj (vjen nga Partizani)
Anja Kasa (vjen nga Partizani)
Ketjona Fekollari (vjen nga Partizani)