Steph Curry po hyn në vitin e fundit të kontratës me Golden State Warriors, por veterani 38-vjeçar pritet pothuajse me siguri të vazhdojë të luajë edhe pas përfundimit të saj dhe ta mbyllë karrierën te i njëjti klub.
Drejtuesit e Golden State nuk planifikojnë të negociojnë për shumën e kontratës së re.
Sipas artikullit, ata i kanë dhënë Curry-t një lloj “çeku të bardhë”: ai vetë le të përcaktojë shumën që dëshiron të marrë, dhe klubi do ta pranojë.
Kontrata aktuale e Curry-t i garanton 62.6 milionë dollarë pagë. Sipas rregullave të NBA-së të cituara në artikull, ai mund të nënshkruajë kontratë të re deri në dy vite, me vlerë totale 136.7 milionë dollarë.
Megjithatë, mediat amerikane parashikojnë se Curry mund të pranojë një shumë dukshëm më të ulët, në mënyrë që Golden State të ketë më shumë hapësirë në salary cap dhe të mund të afrojë një tjetër yll për të synuar titullin.
Curry ka deklaruar së fundmi:
“Nuk ka asnjë dyshim se dua të qëndroj këtu deri në fund të karrierës dhe jam mjaft i sigurt se kjo do të ndodhë.
Negociatat për kontratën e re do të vijnë kur të jetë koha. Nuk lejoj që këto gjëra të më shpërqendrojnë nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm"..