Bashkimi i Prizrenit ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke e fituar me lehtësi derbin e javës së parë ndaj rivalit fqinj, Golden Eagle Ylli nga Theranda.
Prizrenasit triumfuan me rezultat bindës 96:60 (27:13, 23:13, 30:17, 16:17) në kuadër të Superligës së Kosovës.
Bashkimi e vendosi fatin e ndeshjes që në 20 minutat e para. Çereku i parë përfundoi me rezultat 27:13, ndërsa deri në pushim epërsia e vendasve u rrit në 24 pikw (50:26).
Në 20 minutat e fundit, Bashkimi luajti me qetësi dhe vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke e administruar epërsinë dhe duke regjistruar një fitore të thellë 96:60.
Te Bashkimi më efikasit ishin Jajuan Johnson me 17 pikë, Lejson Zeqiri po ashtu me 17, Shannon Shorter me 16 dhe Gian Clavell me 14 pikë.
Te Ylli, më të dalluarit ishin Davontrey Thomas me 14 dhe Davonte Bandoo me 13 pikë.