Ekipi i Dinamos së Bukureshtit e mposhti të mërkurën, në udhëtim Pejën, me rezultat 96:58, në ndeshjen e parë të përballjes në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.
Basketbollisët e Pejës pësuan fiasko në palestrën e vet ku ishin mbi 1 mijë shikues të pranishëm.
Për vendasit më së shumti pikë realizuan, Smith 11 pikë dhe Johnson me 11 pikë. Për Dinamon e Bukureshtit, më efikasit ishin Marks me 16 pikë, Burns me 16 pikë dhe Novitsky me 15 pikë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 shtator në Bukuresht.
Fituesi i përballjes së dyfishtë do të kualifikohet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të jetë pjesë e Grupit B.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të fillojnë më 6–7 tetor.