Fundjava sjell ndeshje shumë interesante në Superligë, ku zhvillohet xhiroja e pestë.
Ndeshja e parë zhvillohet në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Kuqezinjtë kanë një fitore e tri humbje në këtë edicion, kurse therandasit pas dy humbjeve, kanë dy fitore radhazi.
Peja-Rahoveci 029 është një sfidë interesante që zhvillohet në Rahovec, me të dy skuadrat që synojnë fitoren.
Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, kurse ‘Vreshtarët’ ende janë në kërkim të fitores së parë në këtë edicion.