Prishtina nuk i reziston Bashkimit

Basketboll

Prishtina nuk i reziston Bashkimit

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2026 Në ora: 17:03
Pamje nga një ndeshje

Vashat e Bashkimit të Prizrenit kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Prishtinës, me rezultat 92:49, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Kosovës në basketboll.

Basketbollistet prizrenase ishin në një nivel tjetër krahasuar me kryeqytetaset, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Alexis Tucker me 19 pikë, e ndihmuar nga Nyla Jean me 15 pikë, ishin basketbollistet më efikase te Bashkimi.

Te Prishtina, Klesta Shatri u dallua me gjithsej 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat