Miami në krizë

Basketboll

Miami në krizë

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 10:53
Pamje nga ndeshja

Houston, Oklahoma e Memphis janë tri skuadrat që komandojnë renditjen e Konferencës së Perëndimit në NBA me “poker” fitoresh.

Skuadra e Oklahoma mundi 125-114 Phoenix, ndeshje ku Mitchell realizoi 30 pikë dhe Shai 26.

Nuk zhgënjen Houston, që falë 29 pikëve të Alperen Sengun, mundi 120-110 Atlanta, duke mbetur e pamposhtur. Ndërsa Memphis, arriti të mposhtë 110-105 Utah Jazz jashtë fushe, ndeshje ku lojtarët e stolit të ekipit mik realizuan 48 pikë.

Fitoren e parë sezonale korri Golden State, që mposhti 134-114 Denver jashtë fushe, me Lendeborg protagonist, autor i 34 pikëve. Vazhdon të zhgënjejë Miami, ende pa asnjë fitore (4 humbje), që u mund 113-109 në shtëpi nga Dallas (Flagg 29 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Washington, 110-103

Cleveland – Minnesota, 127-125

Boston – Chicago, 134-99

Miami – Dallas, 109-113

Milwaukee – Indiana, 110-102

Oklahoma – Phoenix, 125-114

Houston – Atlanta, 120-110

Utah Jazz – Memphis, 105-110

Denver – Golden State, 114-134

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat