Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, nuk ka arritur ta fitojë titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda, në versionin WBC. Ai dorëzohet në raundin e dytë.
Një dëmtim në krahun e djathtë e detyroi të dorëzohej përballë kurdit me nënshtetësi gjermane Agit Kabayel.
Kabayel ka mbrojtur për herë të parë titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC. Kabayel shfaqi sjellje josportive, duke e goditur Hysën në mënyrë të parregullt, pasi gjithçka kishte përfunduar për shkak të lëndimit të boksierit shqiptar.
Kjo është humbja e parë në karrierë për Hysajn.
Raundi i parë u zhvillua me shumë taktizime, por edhe boksieri shqiptar tregoi paraqitje mjaft të mirë.
Në raundin e dytë, të dy boksierët ishin nën presion të madh dhe shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme.
Boksieri shqiptar nisi të haste në vështirësi.
Meçi u zhvillua në “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, në praninë e rreth 50 mijë shikuesve.
Në tribuna pati dominim të tifozëve shqiptarë, të cilët ishin të pranishëm me flamujt kombëtarë.
Për Hysën (42 vjeç), i cili kishte një rekord të pamposhtur prej 25 fitoresh, 23 prej tyre me nokaut, kjo ishte mundësia e parë për të fituar një titull botëror, por fatkeqësisht nuk ia doli.