Boksieri shqiptar më i rëndë së Kabayel

Boksi

Boksieri shqiptar më i rëndë së Kabayel

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:11
Agit Kabayel e Nelson Hysa

Në Duseldorf të Gjermanisë, mbrëmjen e sotme (28 nëntor) do të zhvillohet sfida e madhe për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes boksierit shqiptar Nelson Hysa (25 fitore, 0 humbje) dhe kampionit në fuqi, gjermanit Agit Kabayel (27 fitore, 0 humbje).

Ky i fundit mban titullin e kategorisë WBC, titull që Hysa synon ta sjellë në Shqipëri në një ditë të vecantë për të gjithë shqiptarët,

Ditën e Pavarësisë. Kabayel dhe Hysa kanë patur takimin e fundit ballë për ballë, kur dhe kanë kryer peshimet zyrtare.

Kabael peshonte 107.7kg, ndërsa Hysa 113kg.

Pra, boksieri kuqezi ishte gati 6kg më i rëndë se rivali i tij.

Gjithcka ka shkuar mirë për sa i përket ballafaqimit para fansave dhe më pas boksierët kanë shtrnguar duart, duke bërë së bashku edhe simbolin e shqiponjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat