“Vetëm e putha sepse isha me temperaturë”

Bota e Yjeve

“Vetëm e putha sepse isha me temperaturë”

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:14
China Suarez, Wanda Nara, Mauro Icardi

Marrëdhënia e sulmuesit të PSG, Mauro Icardi dhe modeles Wanda Nara vazhdon të jetë në krizë.

Pas skandalit të tradhtisë, mësohet se futbollisti është detyruar t’i tregojë bashkëshortes së tij detaje nga nata pasionante që kaloi me aktoren argjentinase, China Suarez në një hotel luksoz në Paris.

Sipas Mauro Icardi, ata vetëm janë puthur dhe për shkak se kishte temperaturë të lartë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, pasi dyshonte se mund të ishte me COVID.

Image
China Suarez

"Icardi është shprehur se ai dhe China vetëm janë puthur, sepse ai kishte temperaturë”, tha shoqja e Wanda Narës, Yanina Latorre për  ‘Los Angeles de la Mañana’. “Ky është version i tij. Por gjithsesi, nëse dikush ka COVID, një puthje mjafton për të transmetuar sëmundjen. Ai shkoi atje vetëm për të mos lënë vetëm China, gjithçka ndodhi për shkak se Icardi është një idiot”.

Shoqja e modeles tregoi se tradhtia e Icardit pati ndihmën e kunatit të tij, Jakob Von Plessen, i dashuri i Zaira Narës.

Image
Wanda Nara

Ai kishte udhëtuar me Wanda Narën në Milano dhe kishte fjetur në makinë, për të mbuluar futbollistin.

“Kishte aq frikë që Zaira do e mësonte, saqë nuk guxoi të shpenzonte asnjë euro për të qëndruar në hotel”, shtoi Yanina Latorre.

Image
Wanda Nara, Mauro Icardi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat