Dua Lipa ka treguar edhe një herë se edhe veshja më e thjeshtë mund të kthehet në moment mode. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka ndarë në Instagram një seri fotografish ku kombinon një set sportiv të zi me aksesorë luksozë.
Në fotografi, 31-vjeçarja shfaqet me një sutjena sportive të zezë me rripa të hollë dhe kollanë me bel të lartë, që i lënë të dukshëm barkun e tonifikuar. Mbi to ajo hodhi një xhaketë të gjerë me push në ngjyrë blu kobalt, nga bashkëpunimi i The North Face me markën newyorkeze Aimé Leon Dore, të cilën e mbajti të hapur, transmeton "Bota sot".
Detaji që ra më shumë në sy ishte çanta. Sipas portalit Reality Tea, Dua mbante një çantë të madhe Chanel nga koleksioni Coco Neige 2026, prej najloni të kapitonuar me shkëlqim, me zinxhir argjendi dhe logon e njohur CC, në të njëjtën nuancë blu si xhaketa.
Pamjen e plotësoi me unaza ari, një varëse të hollë me kryq dhe thonj të lyer në të zezë, ndërsa flokët e gjatë i la të lëshuara dhe grimin e mbajti minimal. Blu kobalt, vëren i njëjti burim, është parë shpesh edhe në pasarelat për pranverë-verën 2027, te Givenchy, Ralph Lauren dhe Loewe.
Postimi vjen në një periudhë të lumtur për yllin e “Levitating”, e cila në qershor u martua me aktorin britanik Callum Turner, me një ceremoni civile në Londër dhe një festë madhështore në Sicili. Këtë muaj ajo është marrë edhe me klubin e saj të leximit Service95, ku si libër të nëntorit ka zgjedhur romanin “White Teeth” të Zadie Smith.