Shtigjeve të mërgimit

Diaspora

Shtigjeve të mërgimit

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:18
Adem Bytyçi

Udhëtoj shtigjeve  e shtigjeve, sado që lodhem me kot mundohem të gjej ndo një hije për t'iu shpëtuar rrezeve përclluese të nostalgjisë për  atdheun...

Vazhdoj shtigjeve në mendime të tretura, duke u djegur në zjarrin e ferrit në vendin e huaj, përpiqem,  por me kotë të gjej një gotë ujë për të shuar etjen nga flaka e zjarrit të ferrit.

Pasi që burim ujë nuk ka, nxjerri gjuhën nga goja dhe pijë nxjerrëset e ballit, të cilat kanë shije të njelmët mërzie deri në pa mbarim...

Ndonëse se zgjidhje tjetër nuk me mbetet vazhdoj shtigjeve të mërgimit, të cilat i përngjajnë një relievi gjeografik të përshkuar me rrugë të thepisura si dhe vorbulla që kanë dallim nga vorbullat që mund t'i has njeriu në ndonjë shtegtim tjetër...

Ashtu në një gjendje neverie shpirtërore, vej gishtin në tëmth dhe thërras me zë të lartë aq sa fuqi me ka mbetur... Oh zot me ndihmo të gjej atë rrugë në këtë shtegtim e cila do të me dërgonte atje nga erdha ...

I lodhur, disi i humbur, i uritur, por më tepër i përmalluar për vendin tim të cilit u detyrova për t'ia kthyer shpinën pa dëshirën tim.

Papritmas përplasem për tokë, për çudi bije në shpinë me fytyrë kah qielli.

Duke fsha mundohem të fsheh dhimbjet,  për uri as që me shkonte mendja,  ajo që me mundonte më se tepërmi është malli dhe etja për ta gjetur atë rrugë në këtë shtegtim e cila do të me dërgonte atje kah erdha në këto shtigje të mallkuara...

I dërmuar nga vuajtja, ngreh dorën në ballë dhe mundohem të komunikoj me qiellin të thërras një yll që të me ndihmojë në ndriçimin e rrugëtimit tim të errët nëpër këto shtigje të trishtueshme ...

Kot sepse qiellin nuk e shoh nga drunjtë gjigand me gjemba të shpeshta të lëshuara kah toka...

Papritmas përmes një vrime të gjithëve të vyshkura të atyre drunjtëve gjigand e shoh një Bjeshkë të madhe maja e se cilës është shumë e lartë...

Ani pse i rraskapitur, thërras vetin !

O njeri humbur !

Përmblidh forcat dhe pushto atë maje bjeshke ,nga e cila do të komunikosh me atdheun- Kosovën përmes Shqiponjave të lirisë, të cilat luftuan për ta çrrënjosur njëherë e përgjithmonë mërgimin dhe shtigjet e kësaj tragjedie të tmerrshme që na imponuan pushtuesit e huaj!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat